Gjatë mbrëmjes së djeshme, këngëtari shqiptar Butrint Imeri ka qenë i ftuar në lokal, pranë stacionit Archway në Londrën Veriore, ku ka performuar këngët e tij.
Mirëpo, jashtë ambientit të lokalit, pas përfundimit të performancës së këngëtarit, në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, është regjistruar një ngjarje e rëndë.
Një i ri ka nisur të bëjë drift jashtë lokalit, teksa aventura për pak është kthyer në tragjedi pasi ka përplasur dhe lënë të plagosur rëndë 4 persona.
Nuk dihet ende identiteti i të riut që bëri manovra të rrezikshme dhe katër të plagosurve, ndërsa në videon e mbërritur pranë redaksisë sonë shihet që janë mbledhur shumë njerëz.
Qytetarët raportojnë se një nga 4 të plagosurit është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Në momentin që i riu ka bërë drift ka qenë në një video live në Instagram dhe si rrjedhojë ngjarja është regjistruar me pamje dhe audio.