PAMJE TRONDITËSE/ E mitura del para makinës, i kërkon shoferit ta shtypë! “U nda nga i dashuri…” 

Një video tronditëse ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA. Një vajzë e mitur nga Korça ka dalë para një makine dhe i kërkon shoferit që ta shtypë. Sipas shoferit e gjitha kjo ishte për shkak se ishte ndarë nga i dashuri, që dyshohet se është i riu që vjen e merr prej krahu.

Në një moment ajo dëgjohet teksa i thotë atij – “Faleminderit”.

Më pas shtrihet në tokë dhe fillon të qajë me të madhe. Nga ana tjetër dëgjohen disa të shara që nuk dihet se nga kush vijnë.

Shoferi shprehet për JOQ se ishte fat që nuk ishte me shumë shpejtësi dhe ka shmangur një ngjarje tragjike.

https://www.instagram.com/p/Cf2CetrrVWv/?igshid=YmMyMTA2M2Y=

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *