Pamje të tmerrshme: Polici malazez sulmon brutalisht profesorin shqiptar në veturë – VIDEO

Një skandal i madh ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në mes të Shqipërisë dhe Malit të Zi, ku një polic malazez është kapur në kamerë duke maltretuar rëndë profesorin shqiptar, Petraq Milo.

Pamjet janë publikuar edhe nga mediat malazeze ku thuhet se Drejtoria e Policisë është duke përcaktuar se çfarë ka ndodhur në pikën kufitare Sukobin – Muriçan pasi mediat shqiptare njoftuan se oficerët e Policisë Kufitare të Malit të Zi kanë keqtrajtuar brutalisht një shtetas shqiptar.

Eprorët e Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare “Jug” kanë marrë deklarime nga punonjësit e asaj pikë kufitare dhe pas përfundimit të veprimeve zyrtare do të bëhet e ditur se çfarë sanksionesh do të merren ndaj punonjësve të policisë.

Ngjarja është denoncuar në polici më 17 janar të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *