Një ngjarje tragjike u regjistrua pak ditë më parë në SHBA.
Një grua me origjinë shqiptare ndërroi jetë në lagjen Bronx të Nju Jorkut, pasi u përplas nga një makinë pranë shtëpisë së saj.
E ndjera u identifikua si Paulina Nrecaj, 59-vjeçe. Ajo kishte dalë nga shtëpia për të blerë pica kur u godit nga një makinë teksa ecte në trotuar.
Së fundmi janë publikuar edhe pamjet tragjike, pak minuta pas aksidentit. Shqiptarja shihet pa ndjenja teksa kangjëllat e një banese i kanë hyrë në bark. Qytetarët përpiqen ta ndihmojnë dhe një i ri shkon që ta heqë nga kangjëllat, por është e pamundur.
Kujdes! Pamjet janë të rënda!