Pamje të rënda- Publikohet fotografia e fëmijës të cilin serbët e mbytën me shtaga

Fotoreporteri, Ilaz Bylykbashi, ka publikuar një fotografi të Afrim Prebrezës, i cili është vrarë nga forcat serbe.

Bylykbashi në një intervistë ka treguar se fëmija ishte vrarë në fshatin Bardh i Madh.

“E ki një rast përshembull Bellaqevc të madh është Afrimi fëmijë, serbët e mbysin me shtaga rinia moshatarët e tyre”, ka thënë Bylykbashi.

Ilaz Bylykbashi këtë fotografi e ka realizuar në periudhën e vitit 1999, ku sipas tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e tij dhe secilit shqiptar, shkruan gazeta infokus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *