Pamje të rënda nga aksidenti në Tunelin e Kalimashit ku vdiqën dy persona(+18)

Gazetari i SYRI TV ka sjellë pamjet e aks!dentit të rēndē në aksin Milot-Tuneli i Kalimashit në Rubik ku humbën jetën Denis Gjeta dhe Marius Çeça dhe u plàgøs drejtuesi i mjetit Marsel Busho, të tre me banim në Tiranë.

Sikurse shihet, mbrojtëset anësore të rrugës i kanë hyrë mespërmes automjetit duke i godìtur tri personat në makinë, nga të cilët dy mbetën në vend.

Policia e Shtetit njoftoi se “rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik, ka ndodhur një aksident automobilistik.

Shtetasi M.B. duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit M.Ç. 31 vjeç, dhe D.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë.

Ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi M.B. 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksìdentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *