Pamje të reja nga protesta e serbëve në Veri

Në veri të Mitrovicës së Veriut po mbahet protesta e thirrur nga serbët e veriut.

Numër i madh i qytetarëve serb janë parë sheshin “Car Lazar”, ndërkaq gjithandej shihen flamujt e Serbisë si dhe dëgjohet muzikë nacionaliste.

Në duar kanë parulla: “Jam serb, dhe kjo është e gjitha e imja”, “Sot Nenad Gjuriq, e nesër çdo serb në Kosovë…!” dhe “Për fëmijët tanë nuk ka dorëzim”.

Derisa, mbledhja në shesh u bë nën ritmin e këngës “Veseli se srpski rode” nga Danica Crnogorcevic.

Ndryshe, të shtunën e 5 tetorit, Lista Serbe vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës si dhe nga komunat në veri të vendit.

Këtë vendim Lista Serbe e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

Pas këtij vendimi edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga komuniteti serb, zhveshën uniformat e Policisë së Kosovës.

Kurse, sot pak para protestës dhanë dorëheqje edhe kryetarët e komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Pamjet më poshtë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *