Një shqiptar i rrahur në pjesën veriore të vendit është sjellur para pak çastesh në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
Këtë për Nacionalen e ka konfirmuar edhe Arlind Imeri, që edhe ka dërguar video në adresën e redaksisë.
“Ai u soll para pak çastesh. Nuk mund të shkelte. E futën brenda në spital”, tha Imeri për Nacionalen.