Problemi i përdorimit të E-trotinetëve, apo të njohur ndryshe si trotinetët elektrik është tejet shqetësues.
Përpos përdorimit të tyre nga mosha joadekuate, në vende jo të përshtatshme e shpesh herë me shpejtësi të tejkaluar po e bënë gjendjen edhe më alarmante.
E një rast jashtëzakonisht i rëndë ka ndodhur sot në Prishtinë.
Në një video të publikuar nga faqja Vrojtuesit e Lagjës, shihet një i rritur duke drejtuar trotinetin elektrike, teksa tek këmbët i ngjitur është një fëmijë tejet i vogël i cili mezi mbahet.
Ditë më parë u tha se çështja e E-trotinetëve do të rregullohet, por një gjë e tillë nuk është bërë ende.
Madje trotinetët elektrik dhe shpejtësia e tyre e tejkaluar shpesh herë ka shqetësuar qytetarët edhe në sheshet e Prishtinës.