Qentë endacakë sulmojnë një fëmijë 8-vjeçar në Prishtinë, ia lëndojnë dorën….

Kohëve të fundit qytetarët në të gjitha qytetet po shqetësohen për shkak se qentë endacakë po vazhdojnë të bredhin rrugëve të qyteteve.

Në shumë raste sulmohen qytetarët, teksa ende s’ka një strategji përmes së cilës mund të menaxhohen.

Rasti i fundit ka ndodhur te rruga ‘C’ në Prishtinë, ku një fëmijë 8-vjeçar mori plagë në trup si pasojë e sulmit nga qentë endacakë.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në faqen ‘Vrojtuesit e lagjes’.

“Sulmohet nga qent endacak femiu 8 vjeq në rrugën C. Dimri do të jetë edhe më i rrezikshëm edhe për shkak se do të ketë mungesë të dritave natën. @KPrishtines çfarë plani keni?”, thuhet në postim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *