Një burrë sirian është parë dhe dëgjuar duke qarë mbi trupin e të birit të tij të pajetë, pas nxjerrjes nga rrënojat.
Pamjet prekëse janë publikuar nga televizioni amerikan, CNN.
Në pamjet, trupi i foshnjës shihet duke u bartur nga një burrë tjetër, por babai afrohet më pas dhe e mban në duar. Ai dëgjohet duke qarë dhe duke thënë diçka në gjuhën e vet. Ajo që kuptohet, është dhimbja e madhe që babai ndien për humbjen e të birit.
Për ta shikuar videon, klikoni KËTU