PAMJE- Përleshje mes disa personave në Gjakovë, shkak ndihmat për minoritete

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot në rrugën “Skënderbeu”, në Gjakovë

Sinjalizues të Sinjalit që kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë bërë të ditur se dy grupe janë kapur mes vete, për shkak të disa ndihmave për minoritete.

Në pamjet e dërguara shihet se Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, me ç’rast, sipas sinjalizuesit ka edhe të arrestuar.

Sinjali ka kontaktuar Policinë për të marrë një konfirmim zyrtar në lidhje me rastin, por ende nuk ka një përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *