Pamje nga vetura e serbëve e cila u gjuajtë me armë nga Policia

Mediat serbe kanë publikuar foto të veturës Q5 në të cilën ndodhedhin dy serbët që shkaktuan një incident në Leposaviq.

Policia e Kosovës ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës Q5 në Leposaviq, ku brenda ndodheshin dy serbë.

Gjuajtja me armë sipas policisë është bërë në vetëmbrojtje.

“Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë veturën në fjalë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri“, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dy serbët, Lista Serbe i cilëson si të pafajshëm dhe “viktima të Kurtit”. /Insajderi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *