Mbrëmë ka ndodhur një rrahje në një shisha bar në Podujevë.
Konflikti në fjalë ka quar deri në plagosje të njërit prej të përfshirëve.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur diku rreth orës 02:30, pas mesnate.
Indeksonline ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Ahmeti ka deklaruar se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, derisa i dyshuari është në arrati.
“Sot rreth orës 02:30 kemi marrë informatën se në një lokal në Podujevë, një person është plagosur nga arma e zjarrit. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia është duke punuar për arrestimin e personit të dyshuar i cili është identifikuar dhe aktualisht ndodhet në arrati”, ka thënë Ahmeti.