Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aeroportin e Majamit pasi një aeroplan me më shumë se 100 pasagjerë shpërtheu në flakë pasi pajisjet e tij të uljes nuk funksionuan.
Aeroplani u përplas me një ndërtesë të vogël dhe me një kullë komunikimi ndërsa rrëshqiste në përgjatë asfaltit përpara se të shpërthente në flakë.
Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasoj e aksidentit .
Personat janë dërguar me urgjencë në spital .
Aeroplani kishte në gjithësej 126 persona, përfshirë dhe anëtarët e ekuipazhit.
“Mendova se do të vdisja, në fakt,” tha pasagjerja Paola Garcia për CBS Miami. “Ishte një plak pranë meje dhe unë po e përqafoja. Ishte e tmerrshme.’