Djali i Cristianinho kështu e festoi ditëlindjen e tij të 12-të, në një ceremoni intime.
Georgina Rodríguez, partnerja e Cristiano Ronaldos ka treguar në rrjetet sociale se si ka qenë festa e ditëlindjes së djalit të madh të futbollistit portugez.
Një ditë e veçantë, që bëri bashkë familjen dhe disa miq.
Nuk ka munguar edhe torta e ditëlindjes me motive futbolli dhe shumë dekorime.
Qdo gjë e realizuar deri në detajet më të vogla.
Në foto shihet Cristianinho i dorëzuar te Bella Esmeralda. Djali i madh i CR7 shfaqet duke puthur këmbën e motrës së tij të vogël dy muajshe.
Në ditëlindjen e Cristianinhos, ylli portugez i bëri të parëlindurit të tij një mesazh shumë të veçantë, në të cilin la hapur mundësinë që të dy bashkë të jenë ende në fushë.
“Gëzuar ditëlindjen djali im! Sa shpejt kalon koha… A do të luajmë akoma bashkë?!”, – ka nisur të shkruajë Cristiano Ronaldo, në mbishkrimin e një fotoje që ka shpërndarë në Instagram, ku shfaqet përkrah Cristianinho Jr. Djali tashmë është duke luajtur futboll dhe CR7 ka ëndrrën që të jetë ende në gjendje të luajë me djalin e tij në nivelin profesional.
“Gjëja më e rëndësishme është të vazhdosh të jesh djali që je, me zemër të madhe! Suksese, qenush! Babi të do shumë”, – ka përfunduar 37-vjeçari portugez.