Gjatë ditës së sotme Disa thuhet të jenë lëshuar disa parashutistë nga Serbia në zonën kufitare të Kosovës, konkretisht në Podujevë.
Pas gjithë ngjarjes janë siguruar pamje të këtyre parashutistëve serbë, të cilët janë filmuar nga banorët e Podujevës.
Ndryshe, Policia e Kosovës më herët ka dalë me njoftim se nuk ka hasur në parashutistët nga Serbia për të cilët pretendohet se kanë hyrë në Kosovë, konkretisht në rajonin e Podujevës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë veprimet policore, drejt informimit dhe bashkëpunimit me KFOR-in.