Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai tha se një person është lënduar, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.
Në adresë të Gazetës Express, lexuesit kanë dërguar edhe fotografi, ku shihet se kamioni është përplasur për një muri.
Një nga dëshmitarët tha për Express se shoferi është në gjendje të rëndë, derisa njësitet relevante po përpiqen ta nxjerrin atë nga kamioni.
Express po pret detaje të hollësishme nga Policia e Kosovës.