Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak qastesh në Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti një veturë e tipit “Golf 6” ka përfunduar në një butik.
Nuk dihet bilanci i aksidentit që ka ndodhur në lokacionin mbrapa teatrit në kryeqytet.
Pamjet janë publikuar nga emisioni Drive Zone.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci tha se të lënduarit kanë marrë trajtim të duhur mjekësor.
“Rreth orës 21:15, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Agim Ramadanii” në Prishtinë Nga informatat e para është bërë e ditur se dy persona kanë pësuar lëndime trupore për çfarë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërkaq dëme materiale janë shkatuar edhe në një lokal skaj rrugës. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky vetaksident” – tha Borovci.