Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku, në Ranilluk, afër pikës së kalimit kufitar te “Dheu i bardhë”, të martën rreth orës 01:30.
‘’Një veturë me targa të huaja dhe një veturë me targa lokale janë përfshirë në një aksident trafiku, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar tre persona, prej tyre një femër dhe një mashkull kosovarë dhe një mashkull shtetas i Serbisë të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor’’, ka bërë të ditur policia.
Rasti është nën hetime dhe ende nuk dihen shkaqet e ndodhjes së aksidentit.