PAMJE +18/ Publikohet videoja ku vritet polici shqiptar, dy persona dalin nga “Toyota” dhe e…

Ditën e sotme është publikuar video e ekzekutimit të ish-policit Xhelal Reçi. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Laçit në mëngjesin e datës 1 nëntor 2021, pranë biznesit të viktimës. Ai njihej si pronar i një butiku dhe i një bari në qytetin e Laçit.

Video është publikuar në kuadrin e hetimeve ndaj masakrës së Fushë-Krujës së ndodhur pak ditë më parë ku mbetën të vrarë Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Raportohet se grupi hetimor është duke shqyrtuar një seri ngjarjesh të ndodhura 4 vitet e fundit, mes të cilave edhe vrasja e ish-policit Reçi.

Nga video e publikuar duket sesi dy persona të maskuar zbresin nga një automjet tip Toyota dhe qëllojnë me pistoletë dhe armë automatike ndaj tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *