Pacienti ikë nga Psikiatria dhe shkon në shtëpinë e tij në Strellc të Deçanit, ushtron dhunë ndaj babait

Jo rrallëherë ka pasur raste kur pacientët e klinikave dhe spitale publikë në vend kanë ikur nga repartet kur kanë qenë duke u trajtuar. Ngjarje të tilla më shpesh ka pasur në repartet e Psikiatrisë. Kështu dyshohet se ka ndodhu edhe para dy ditësh në Spitalin e Pejës, ku një 34-vjeçar ka arritur të largohet dhe ia ka mësyrë shtëpisë së tij në Strellc të Deçanit, raporton Gazeta Sinjali.

Kthimi i tij në atë mënyrë në shtëpi ka shqetësuar babain e të dyshuarit, i cili është përballur me kërcënimet dhe dhunën që ia ka ushtruar djali, por është frikësuar ta denoncojë derisa ai është rikthyer në spital.

Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se viktima e ka raportuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer para hetuesve policorë për dhunën që ka përjetuar.

Lidhur me këtë ngjarje, të njëjtat burime njoftojnë se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj të dyshuarit për veprën penale “Dhunë në familje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *