Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje për vizitën e saj në shtetin e Singaporit.
Osmani ka thënë se vizita e saj ishte e shkurtër por e përqendruar në potencialin e partneritetit ekonomik.
“Fillimi i një vizite të shkurtër por intenzive në Singapor, e përqëndruar në potencialin e partneritetit ekonomik ndërmjet vendeve tona”, ka thënë ajo.
Tutje Osmani tha se Singapori është shndërruar ndër vendet më të zhvilluara, falë njerëzve punëtorë dhe luftës kundër korrupsionit.
“Singapori, dikur një ekonomi e papërfillshme, është shndërruar në pak dekada në një ndër vendet më të zhvilluara në botë, falë njerëzve punëtorë, vendimeve të mençura e strategjike, luftimit të korrupsionit, investimit në arsim dhe shndërrimit në kryeqendër për investime të huaja” tha ajo.
Osmani theksoi se Singapori “një shembull I shkëlqyeshëm për Kosovën!”.