Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në zyrën e saj ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Siç njofton presidenca, në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit dhe rëndësinë e e bashkëpunimit të Kosovës dhe Italisë.
“Po ashtu u diskutua për raportet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Italisë. Në këtë kontekst u theksua potenciali i lartë për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit dhe realizimin e projekteve relevante në dobi të qytetarëve. Ky takim u realizua në prag të vizitës së Presidentes Osmani në Itali.” – thuhet në njoftimin e Zyrë së Osmanit.