Në Ditën e Veteranit të UÇK-së, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se, kujtojmë me respekt vajza e djem të UÇK-së, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se në Ditën e Veteranit të UÇK-së, kujtojmë me respekt të gjithë ata djem e vajza të Ushtrisë sonë Çlirimtare, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë.
Statusi i plot i Presidentes Osmani:
Në Ditën e Veteranit të UÇK-së, kujtojmë me respekt të gjithë ata djem e vajza të Ushtrisë sonë Çlirimtare, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë.
Sot kujtojmë edhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari me familje, i cili më 30 dhjetor të vitit 1991 pati betejën e parë me forcat e regjimit gjenocidal serb, duke shënuar fillet e rezistencës së armatosur dhe njëherit paralajmërimin e lirisë sonë.
Sakrifica e dëshmorëve dhe e veteranëve të UÇK-së, do të na shërbejë si udhërrëfyes për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e lirisë së fituar me mund!.