Osmani pas tërmetit në Turqi: Kosova gati të ndihmojë përmes FSK-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pas tërmetit shkatërrues në Turqi. Në një postim në Twitter, Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj përmes FSK-së.

“Zemra ime është për të gjitha komunitetet e prekura nga tërmeti shkatërrues në Turqi. Ngushëllimet më të thella për të gjitha jetët e humbura dhe uroj një shërim të shpejtë për të gjithë të prekurit. 

Solidaritet i plotë me njerëzit e Turqisë. Kosova është gati të ofrojë mbështetjen e nevojshme përmes FSK-së.”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe, më shumë se 500 persona kanë mbetur të vdekur pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore herët të hënën.

Të paktën 284 persona kanë vdekur dhe më shumë se 2,300 janë plagosur në Turqi, sipas nënpresidentit të vendit Fuat Oktay. 

Në Siri, të paktën 237 njerëz u vranë dhe 639 u plagosën, njoftoi agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, duke cituar një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *