Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, ku në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë dhe organizata ndërkombëtare.
Osmani është ftuar së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, që të marrin pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.
“Ndërkaq, Zotëria i Parë, gjithashtu është ftuar të marrë pjesë në një pritje të veçantë, të organizuar nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Jill Biden”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidencës.
Sipas njoftimit të presidencës, Osmani pritet të diskutojë me homologët e saj për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizata të tjerë ndërkombëtare.
Presidenca po ashtu njofton se Osmani do të takojë edhe mërgatën shqiptare në Amerikë.