Osmani ngushëllon prindërit e fëmijëve që humbën jetën në sulmin në Beograd: Lutemi për të gjithë ata që kanë pësuar lëndime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit në një shkollë në Beograd ku humbën jetën tetë fëmijë dhe roja.

Osmani ka shkruar se s’ka asgjë më më shumë vlerë sesa jeta e një fëmije dhe se s’ka asgjë më të dhimbshme se ta humbësh atë jetë.

Shefja e shtetit ka dërguar ngushëllimet e saj për të gjithë prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre në rastin e tmerrshëm në Begorad dhe gjithashtu ka theksuar se Kosova lutet për shërim të shpejtë të të plagosurve të tjerë.

“Nuk ka asnjë më të vlefshme sesa jeta e një fëmijëve dhe asgjë më shumë dhimbse sesa humbja e asaj jete. Përcjell ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë prindërit që humbën jetën gjatë të shtënave të tmerrshme në një shkollë në Beograd. Lutemi për shërbim të shpejtë për të gjithë ata që kanë pësuar lëndime”, ka shkruar Osmani në Twitter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *