Presidentja Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Gruas sot ka vlerësuar përpjekjet dhe arritjet e grave për të drejta të barabarta.
Ajo ka kujtuar edhe ato që sot s’janë në mesin tonë, por që u kthyen në simbol rezistence.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas shënojmë arritjet e grave dhe vajzave dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta. Sot kujtojmë dhe të gjitha ato gra e vajza që nuk janë më në mesin tonë, e të cilat u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi. Forca, qëndrueshmëria dhe zelli juaj i pashoq për emancipim të vazhdueshëm, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë. Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju!”, ka shkruar ajo.