Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar disa fotografi nga ceremonia inauguruese e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Ankara, i cili në fund të maujit të kaluar fitoi një mandat të ri në zgjedhje për ta udhëhequr vendin.
Bashkë me presidenten ishte edhe bashkëshorti i saj, Prindon Osmani.
Shefja e shtetit shkroi në Facebook se e kanë përgëzuar Erdoganin për rizgjedhjen, “duke shprehur përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona”.
Me këtë rast, Osmani është takuar edhe me liderë të tjerë.
“Gjatë ceremonisë, me liderë të tjerë e miq të Kosovës, bashkëbiseduam për rëndësinë e bashkëpunimit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët”, shkroi Osmani