Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë ekskluzive për Christiane Amanpour në CNN, kryesisht ka folur për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, për të cilin tashmë Policia e Kosovës ka publikuar një numër të madh të fakteve që dëshmojnë përfshirjen e Serbisë në këtë akt.
Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq tashmë terrorist, ditë më parë përmes një letre publike të cilën e lexoi avokati i tij Goran Petronijeviq, pranoi përfshirjen në këtë terror ndaj Policisë së Kosovës, teksa shtoi se të gjithin e kishte organizuar vetë, kështu duke u munduar ta largojë barrën nga Serbia.
Për të njëjtin mediat serbe raportuan sot se Prokuroria e Lartë në Beograd e mori në pytje, atje ku mohoi akuzat që iu rëndohen.
Ai në këtë Gjykatë po akuzohet për veprën penale, prodhimi, mbajtjes dhe trafikim pa leje i armëve të zjarrit.
Për kryekriminelin, Milan Radoiçiq presidentja Osmani gjatë intervistës së lartë cekur i kërkoi Serbisë që ta dorëzojë në Kosovë.
“Kërkesë e Kosovës është që Radojiçiqi të dorëzohet te autoritetet e Kosovës”, ka thënë ajo.