Operacioni sekret i Shqipërisë për evakuimin e shqiptarëve nga Izraeli, zbulohen detaje

Mësohet se Shqipëria është përfshirë në një operacion, që besohet të jetë evakuim potencial i shtetasve të saj që jetojnë apo punojnë në Izrael.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, raporton se avioni i një kompanie shqiptare ka mbërritur paraditen e sotme në Izrael dhe ka nisur udhëtimin drejt Tiranës në orën 16:00. Ky avion charter është nisur nga aeroporti Tel Avivit “Ben Gurion” dhe pritet të mbërrijë rreth orës 17:54 minuta në Tiranë.

Për momentin nuk jepen të dhëna sa është numri shqiptarëve në bordin e këtij fluturimi special Tel Aviv-Tiranë, për vetë ndjeshmërinë e çështjes.

Mes Izraelit dhe Shqipërisë apo anasjelltas nuk ka linjë ajrore direkte dhe fluturimi mund të ndiqet fare lehtë në aplikacionet e gjurmimit të avionëve Flight-Radar.

Top Channel sjell fotot që tregojnë ecurinë e këtij udhëtimi Tel Aviv-Tiranë.

Ky evakuim i shtetasve shqiptarë me këtë avion charter ndodh në një kohë kur shumë kompani fluturimi kanë nisur anulimet e fluturimeve drejt Izraelit apo nga aeroportet e këtij vendi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *