Olta Gixhari habit me deklaratën e saj: “E dija që para se të futesha në Big Brother se nuk do ta fitoja”

Le të themi që ditët e fundit për Olta Gixharin në shtëpinë e “Big Brother” nuk ka qenë më të qetat e eksperiencës së saj disa-javore në reality show. Sigurisht, aktorja është pozicionuar si një prej protagonisteve të këtij edicioni dhe mbetet një kandidate e fortë për ta fituar, pavarësisht si kanë shkuar disa prej situatave, megjithatë së fundmi Gixhari është parë e rënduar emocionalisht, më pak e përfshirë në debate dhe mbrëmë ka bërë edhe një deklaratë deri diku të cuditshme.

Kështu, e demotivuar nga skualifikimi i parakohshëm në “Lojën e Rezistencës”, gjatë një bisede me Krist Dragotin, aktorja pranoi se pavarësisht dëshirës së madhe, nuk mundi t’i shkonte deri në fund kësaj loje, si të gjithë lojërat e tjera ku ka marrë pjesë. Ajo pranoi se nuk është një “fituese”, kur bëhet fjala për një garë, e megjithatë sërish ka zgjedhur të marrë pjesë në një lojë si “Big Brother” që e ndjen se në fund, nuk do ta fitojë. 

“A të thashë që unë nuk fitoj asnjëherë asnjë lojë. Dhe jam futur në një garë. Një njeri që nuk fiton kurrë, është futur në një garë. Kam fituar disa gjëra, jam e fituar. Do fitoj edhe disa gjëra dhe do iki pastaj. Se “Big Brother” nuk e fitoj unë. E dija që kur u futa, varja se nuk e them dot. Nuk fitoj, e di, e ndjej,”– tha ndër të tjera aktorja e njohur. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *