Olsi e harron Eglin dhe nis një lidhje të re dashurie?

Olsi Bylyku duket se i ka hapur sërish dyert e zemrës dhe po përflitet për një lidhje dashurie me një gazetare.

Sipas ‘Vip Magazine’ aktori ka nisur një histori romantike me një vajzë e cila nuk është një emër i njohur për publikun.

Ajo punon si gazetare në një televizion kombëtar në Shqipëri dhe janë njohur njëri-tjetrin në ambiente pune.

Po e njëjta media raporton se lidhja e tyre ka përmasa serioze, duke qenë se vajza në fjalë ndjek në rrjetet sociale edhe disa familjarë të këngëtarit.

Megjithatë për sa kohë emri i saj është mister dhe nuk ka një reagim nga ana e këngëtarit, gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve.

Kujtojmë që Olsi prej kohësh është ndarë nga ish-partnerja e tij, Egli Tako

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *