I riu nga fshati Revuçë e komunës së Podujevës, Veton Nimani, është ndarë dje nga jeta në moshë të re.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familjarët përmes njoftimit në rrjete sociale.
Vetoni ishte i biri i poetit llapjan, Lumni Nimani. Ky i fundit ka përlotur të gjithë me postimin prekës ku njofton se djali i tij ka ndërruar jetë.
“Oh çma këpute shpirt e zemër i bukuri im!! Veton i imi djalë, bukuria jote, më mbeti kujtim, jeta pa ty më nuk ka fare kuptim… O Zot i madhërishëm na jep forcë ta përballojmë këtë dhimbje!!!”, shkroi Nimani në Facebook.
Ndërkohë ende nuk janë dhënë detaje lidhur me ceremoninë mortore të të ndjerit.