OEGJK dhe ITP bëhen bashkë për tërheqjen e bizneseve gjermane në Kosovë

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe Parku i  Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren (ITP) kanë filluar të intensifikojnë përpjekjet e përbashkëta në tërheqjen e bizneseve gjermane në vend dhe të lehtësojnë promovimin e eksportit për kompanitë vendore përmes ofrimit të shërbimeve të ndërsjella.

Nënshkrimin në këtë marrëveshje e vunë drejtoresha e OEGJK-së, Nora Hasani dhe përfaqësuesi i autorizuar i ITP Prizren, Muhamed Rexhepi.  

Shërbimi Soft-Landing, që synon të tërheqë bizneset gjermane në ITP dhe të lehtësojë integrimin e tyre, dhe Shërbimi Go-Global, i cili mundëson eksportimin e bizneseve anëtare të ITP në Gjermani”, thuhet në njoftimin e Odës.

“Më tej, u bë e ditur që bashkëpunimi ndërmjet OEGJK dhe ITP do të marrë në konsideratë aktivitetet e përbashkëta promovuese për hulumtimin, komercializimin dhe ndërmarrësinë, pjesëmarrjen në programe dhe projekte vendore e ndërkombëtare në inovacion, teknologji, ndërmarrësi, hulumtim dhe zhvillim, shkëmbimin e njohurive, ekspertizën, mentorimin dhe trajnimet profesionale të stafit dhe ndarjes së praktikave të mira”, thuhet nw njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *