Situata në Gaza është jashtë kontrollit pasi mungon ndihma humanitare.
Kështu deklaroi sot kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Gazën në një postim në platformën “X” .
“Çdo sekondë që presim ndihmë mjekësore humbasim jetë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke theksuar se furnizimet mjekësore janë bllokuar për katër ditë në kufirin midis Egjiptit dhe Gazës.