Nxehet situata në BBVA, Luizi kërkon të dërgohet në nominim vetëm me Oltën

Prime i sotëm në Big Brother VIP Albania ka nisur me tundime.

Ishte Luiz Ejlli ai i cili në fillim të spektaklit kishte një kërkesë direkte për “Vëllain e Madh”.

Ai i ka thënë moderatores Arbana Osmani se ka një kërkesë për të cilën kanë marrë miratimin e banorëve të tjerë.

“Kam një kërkesë, nuk e di nëse është momenti. Dëshirojmë që unë dhe Olta të dërgohemi direkt në nominim, vetëm ne të dy, kokë më kokë, nëse është e mundur. Kemi marrë edhe pëlqimin e të gjithë banorëve dhe nëse është e mundur, do të dëshironim të dërgoheshim në nominim direkt”, ka thënë Luizi.

Derisa në anën tjetër Olta ka qenë duke qeshur, Arbana me ironi e ka pyetur Luizin “në cilën orë dëshironi të realizohet kjo kërkesë”, duke shkaktuar të qeshura në studio dhe tek banorët në shtëpi.

“Nuk i dihet, ndoshta edhe do t’ju realizohet kjo kërkesë. Më kujtoni Donaldin me Ilirin të cilët kërkonin të dërgoheshin në nominim kokë më kokë”, ka thënë Arbana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *