Dje pas mesnate është raportuar për plagosjen e dy zyrtarëve policorë në Skenderaj
Ndërsa si të dyshuar për bërjen e kësaj vepre janë Nuredin Lushtaku me disa nga familjarët e tij, shkruan gazeta Neutral.
Ai u shoqërua në stacionin policor teksa tha se derisa policia të përfundojë hetimet nuk jap deklarata.
Por menjëherë pas kësaj ai u deklarua.
“S’është ashtu hiç. Por aksidenti ka ndodhë, ka ndodhë telashja, as nuk e kam plagos unë kë, as nuk e kanë plagos vëllaznia, as djemtë. Polici e ka plagos policin. As nuk kemi përdorë armë na, e them me përgjegjësi të plotë. Mbetet me raportu edhe policia. Unë e kam dhënë deklaratën, unë jam i gatshëm me deklaru çka ka qenë. Polici ua ka drejtu armën vëllaznive, ka ndodhë përleshja. Nuk e di a ka gjujtë me tut kë a me vra, e din ai çka thotë. Unë e kam dhënë deklaratën tem, policin nuk e kemi plagos na. Më vjen keq çfarë ka ndodhë, por kjo është e vërteta, nuk kemi plagos askënd, nuk kemi përdorë armë”, ka thënë për Kallxo.com Nuredin Lushtaku.