“Nuk mund të jetoj me dikë që po vdes dita-ditës”, pas deklaratës së Dea Mishel reagon ish-partneri i saj

Një deklaratë e Dea Mishel në lidhje me situatën e Luizit, tërhoqi vëmendjen e mbarë opinionit publik ditën e martë. Teksa Arbana po kërkonte komentet e banorëve për gjithcka që po ndodhte, gjatë reagimit të saj, Dea u shpreh:“Unë nuk mund të bashkëjetoj me dikë i cili po vdes dita-ditës”.

Pas kësaj fjalie, publike ka shpërthyer kunder blogeres.

Ish-partneri i saj, Isli, me të cilin kanë jetuar një histori dashurie disa vjecare, ka reaguar në lidhje me këtë deklaratë të Deas. Sipas tij, publiku e ka keqkuptuar, pasi qëllimi dhe konteksti i deklaratës ka qenë në sensin e mirë. Ndër të tjera ai shprehet se ndihet me fat që ka pasur në jetë dikë si ajo.

REAGIMI I PLOTË:

“Dua që tu kthej përgjigje mesazheve gjithë mllef që thonë kam bërë mirë që nuk jam më me Dean. Si fillim, jam me fat që e kam njohur. Ajo që pashe dje ishte përtej çdo imaginate se si mundet një njeri të përdori një sëmundje për qëllime që askush nga ne nuk i jep dot një shpjegim. Ajo që Dea tha është trajtuar totalisht jashtë kontekstit. Dea nuk mund të qënroje duarkryq dhe të shpërfillë një problem shëndetësor që ka një person me të cilin po bashkëjeton. Dhe nëse nuk shkeputet nga konteksti, Dea ka thënë që nëse është vërtet sëmurë duhet ndihma mjekësore, sepse nuk mund të jetohet sikur nuk po ndodh asgje në një kohë që dikush ka një shqetësim aq serioz.

Për të gjithë ata që e njohin, Dea është solare dhe ka një zemër të madhe. Në aq vite sa kemi kaluar bashkë nuk ka pasur kurrë qëllime dashakeqese, përkundrazi gjithmonë ka vënë njerëzit e tjerë mbi veten. Ajo është vajza lozonjare që pikturon, kujdeset për kafshet, ka pasion leximin, ka pasion shkrimin, është lezeti i grupit në shoqëri, i ka batutat gati në çdo moment, gëzon respekt kudo ku ka punuar e mbi të githa është shumë e dashur dhe e dhimbsur. Unë jam i lumtur që e kam njohur dhe do të doja që si unë dhe të tjerët të kuptojnë botën dhe shpirtin tënd të bukur e të lirë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *