Nuk kalon Trusti, opozita lëshon sallën në shenjë revolte

Me 42 vota për, 55 kundër dhe 0 abstenim Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti-i, raporton Gazeta Sinjali.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca njoftoi se të pranishëm në sallë ishin 101 deputetë.

Deputetët kanë zhvilluar diskutime të enjten në lidhje me tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti.

Si shenjë revolte ndaj moskalimit të projektligjit të Trustit, deputetët e partive opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Ndryshe, projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës, është iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Sipas propozimit të PDK-së, kontributpaguesit që kanë më pak se 10 mijë euro kursime pensionale kërkohet që të kenë të drejtën e tërheqjes së 30 për qind të mjeteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *