Sopranoja me famë të madhe Inva Mula pas shumë kohësh është shfaqur në një intervistë për gazetarin Drini Zeqo në A2 CNN.
Inva ka rrëfyer jetën e saj artistike por edhe atë familjare.
Ndonëse ajo ç’ka na tërhoqi vëmendjen është pyetja e Drinit, nëse ajo ka një person që e dashuron në jetën e saj.
“Po unë nuk jam single! Unë jam grua e martuar me familjen time. Por që të flasësh për dashurinë nuk flitet ajo përjetohet. Jam e dashuruar me jetën, me gjërat e bukura pastaj futen marrëdhëniet që ti ke me bashkëshortin me fëmijët me rrethin.”- ka thënë Inva.
Mula nuk e ka specifikuar nëse është në një marrëdhënie të re, pasi rikujtojmë se në vitin 2019 u përfol për një ndarje nga partneri i dytë Hetem Ramadani. Nga martesa me të cilin ka edhe një vajzë.