“Nuk jam babai tipik shqiptar”/ Kundërshton lidhjen me Kristin, Sabiani mbyll ‘dramën’ e krijuar me një mesazh për Keisin

Sabiani është kundër lidhjes së vajzës së tij, Keisit, me Kristin. Kjo pasi faktet tregojnë se konkurrenti ka një lidhje jashtë. Ai e ka përmendur disa herë brenda shtëpisë dhe ka thënë se është besnik ndaj saj, mirëpo situata ndryshoi kur hyri Keisi. Mbrëmjen e sotme Kristi u shpreh se ato janë ndarë para se të futej në “Big Brother VIP”.

Sabiani nuk e beson Kristin dhe këtë e ka treguar me anë të një postimi në rrjete sociale. Ai ka shpërndarë një status ku thuhet:

Gënjeshtra sheshit nga Kristi. E dashur, jo “ish” Arbana. Dhe mos i prisni klipet sipas dëshirës tuaj. Kristi ka thënë kam lidhje jashtë dhe unë vazhdoj me atë vajzë dhe do vazhdoj. Nga unë nuk vjen ndarje, jam besnik.

Më tej Sabiani ka shpërndarë bisedat mes Kristit dhe të dashurës së tij jashtë, të cilat janë publikuar nga vetë kjo e fundit.

Bisedat janë bërë para se Kristi të futej në BBV dhe shihet se nuk janë ndarë.

Më pas ai ka reaguar zyrtarisht. Ai shprehet se nuk do lejojë njeri të përfitojë nga naiviteti i vajzës duke shtuar se nuk ka besim se ajo që po ndodh mes Keisit dhe Kristit të jetë dashuri.

“Me kane ardhur mesazhe pafund, kritika dhe shume njerez te cilet presin një reagim nga unë. Për Kejsin nuk jam ai babi tipik shqiptar, perkundrazi me ka pas shok, mbështetje dhe jam përkrahja e saj me e madhe. Por jane disa gjëra që nuk i pranoj! Si fillim nuk lejoj askënd te perfitoj nga naiviteti dhe ta shfrytëzoj rastin per show. Se dyti nuk jam kunder dashurise ama kjo që po shoh s’ka lidhje fare me ndjenjat . Dhe se fundmi nuk mund te dali nje ÇAPAÇUL që nuk di pse është futur aty brenda, e te luaj me disa porta. Nuk di të justifikoj as veten e vet”, shkruan më tej Sabiani.

Po ashtu, ai ka ndarë një story tjetër ku shkruhet: Po ti je krenaria e babit moj!

Mesa duket, pavarësisht lidhjes me Kristin, Sabiani vijon të jetë krenar për vajzën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *