Habiti me intervistën e saj të fundit për clubet, por Rina Balaj kaq shpejtë i ndryshon fjalët

Këngëtarja, Rina Balaj duke mos qenë shumë e pranishme në intervista, gjatë intervistës së saj të fundit pati shumëçka për të treguar.

E pyetur se “Si e ke pa mënyren se si po organizohen koncertet – clubet”, Rina kishte një përgjigjie mjaft interesante, shkruan gazeta Neutral.

“Faleminderit prej clubeve se m’kanë t’gjitha, edhe m’vjen shumë keq se une s’jom kon pjesë e atyne mbrëmjeve, por thjeshtë nuk e gjej vetën në club, faktikisht unë edhe vet si person nuk dal asnjëherë në clube.Nuk më pëlqen energjia e club-it, edhe kjo është arsyeja e vetme që unë nuk kom pranu me shku se jom tu desht me rujt atë energjinë teme”, shtoi këngëtarja.

Megjithatë, Rina i ndryshoi shumë shpejtë fjalët e saj pasiqë ajo filloi të performoi në clubet e natës dhe duket se energjia më nuk e pengon, në të kundërten, këngëtarja duket se po e shijon mjaft mirë.

Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja bie në kundërshtim me fjalët e saj./Neutral/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *