Nuk duhet ta humbisni Almedën dhe Tolgahan-in duke kërcyer “Napolonin” 

Almeda Abazi prej vitesh jeton në Turqi, vend në të cilin ka krijuar familjen e saj. Megjithatë ajo nuk mungon në rrjete sociale kur herë pas here bën Q&A të shumta për fansat e saj shqiptarë, ashtu siç ka bërë edhe këtë herë.

Edhe në këtë intervistë virtuale, nuk kanë munguar pyetjet e ndryshme nga fansat e saj të shumtë.

“A keni kërcyer kërcime tradicionale shqiptare?”- e pyet një fans/fanse Almedën.

Abazi si një shqiptare e vërtetë jo vetëm që e ka kërcyer “Napolonin”, por e paska “djegur”. Modelja dhe aktorja ka ndarë një fragment në Instastory nga dasma e saj vite më parë, duke kërcyer së bashku me partnerin e saj turk, Tolgahan-in.

Kujtojmë që Almeda ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë, të quajtur Efehan dhe Alina me aktorin e njohur turk.

Më herët sërish në një intervistë virtuale ajo tregoi moshën kur ishte njohur me bashkëshortin e saj sot.

“Hmm…për të njohur diku tek: 20-21 vjeç, por lidhja jone filloi kur isha 23. Omg sa e vogël paskam qenë,”-shkroi ajo.

Almeda Abazi asokohe gjithashtu tregoi edhe fjalën e parë të thënë nga Alina, dhe jo nuk ishte mami.

“Baba. Mendoj se Alina është vajza e vogël e babit”, u shpreh modelja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *