Fjolla Morina ka folur për herë të parë për ditët që kaloi në burg. Këngëtarja u arrestua nën akuzën për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Kjo erdhi si pasojë e arrestimit të saj në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u kap me dy pistoleta në makinën e saj.
Së fundmi, gjatë një interviste që ka dhënë në ATV, Fjolla është shprehur se kjo periudhë i ka bërë shumë mirë. “Veç kam lexuar, kam ushtruar dhe kam fjetur. Nuk mundem ta quaj burg. Mua nuk më duket si burg? A e dini çfarë më ka bërë mirë?, tha ajo në Libero.
Fakti që nuk e kam pasur telefonin, jam qetësuar. Ndonjëherë them se vlen për disa njerëz. Jeta ime aty ishte shumë ndryshe, kam pasur nevojë për pushim.”, tha ajo. Kujtojmë që këngëtarja ka qenë në qendër të vëmendjes dhe për martesën me biznesmenin Fisnik Syla, me të cilin i dha fund disa kohë më pas.