Nuk do ta besoni: Robdishani i Muhammad Ali shitet me një shumë marramendëse

Për shumë njerëz, Muhammad Ali është boksieri më i mirë i të gjitha kohërave.

Ali, ish-kampion në peshat e rënda të boksit, ishte akter në një prej meçeve më të famshme në histori të boksit.

Në vitin 1971, Muhammad Ali u përball me Joe Frazier, në një duel që u ndjek nga miliona (tele)shikues e që mbetet meçi nga më ikonikët.

Së fundmi, një fans i boksit dhe dukshëm i Ali, ka paguar një shumë të majme për të privatizuar robdishanin e Ali që e përdori në meçin ndaj Frazier.

Robdishani u pagua 348 mijë dollarë që i bie mbi 340 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *