“Nuk do doja ta shihja motrën time në një format mes 30 çunave”, Arbana ia kujton Luizit lidhjen e tij me Kiarën

Debate të ashpra ka pasur në shtëpinë e Big Brother mes Luizit që hodhi akuza të rënda për ish shoqen e tij, Efin.

Deklaratat e tij përfshinin faktin se Efi ka qenë pjesë e Për’Puthen dhe se ai do kishte turp ta kishte për motër.

Moderatorja e programit reagoi duke i kërkuar që të ketë kujdes me deklaratat që i thotë në Big Brother.

Nuk kanë munguar as replikat e Efit e cila përmend Kiarën të dashurën e Luizit dhe sjelljet e saj në shtëpi.

Luizi: Unë nuk do të doja që të shihja motrën time në një format që mes 30 çunave zgjedh gishtin djemve se kë ka për burrë.

Arbana: Luiz pak respekt për të gjitha këto vajza që marrin pjesë në këto programe. Nuk do doja as dikush të thoshte motrën time, nuk do doja ta shikoja si Kiara në një format si Big Brother, që shkon aty lidhet me çuna dhe bën dashuri poshtë jorganit. Të paktën ju mos bëni të tilla deklarata.

Luizi: S’kemi bërë gjë poshtë jorganit

Arbana: Edhe sikur të keni bërë, s’ka asgjë të keqe. Ka aludime që keni bërë, por bëni ç’të doni, jeni të lirë. Unë nuk jam e lumtur si trajtohen vajzat që marrin pjesë në programe televizive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *