Nora Istrefi pas shumë kohësh ka thyer heshtjen me intervista.
Në një rrëfim për veten, ku zbuloi gjithçka u ndalua edhe tek spektakli “Dancing with the stars”.
Këngëtarja ishte një nga yjet e ftuar, por ftesën e refuzoi për arsye shumë njerëzore.
Nora tregoi se pavarësisht dëshirës së madhe për të qenë në atë skenë, e kishte të pamundur qëndrimin larg vajzës së saj për tre muaj.
Istrefi shtoi se është e hapur që në sezonin e radhës të jetë pjesë e spektaklit, sepse do e planifikonte më herët marrjen e vajzës në Tiranë./Neutral