Këngëtarja e mirënjohur, Nora Istrefi komentohet vazhdimisht për paraqitjet e saj me shumë stil.
Autorja e “Amanet” edhe së fundmi ka shfrytëzuar llogarinë e saj në Instagram për të sjellur disa imazhe të reja atraktive.
Nora u shfaq plot elegancë e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të gjelbër me dekolte dhe shpinë të hapur, teksa një zinxhir ari e vendosi rreth belit.
Për një ‘look’ edhe më të kompletuar, këngëtarja mbante një çantë të vogël me ngjyrë të kuqe.
Flokët me volum i la të lëshuara sipër, ndërsa vendosi edhe akesor ari për të plotësuar detajet.
Të shumtë ishin fansat që e komplimentuan për dukjen përmes komenteve të ndryshme pozitive.
Ndryshe, vlen të theksohet se pas një pauze, Nora u rikthye me një bashkëpunim me NRG Band “A ke gjet tjetër”.